PD kërkon dorëheqjen e anëtares së KLP Nurihan Meta, pasi djali I saj u përfshi në ngjarjen e rëndë të Vlorës, ku një 55 vjecar humbi jetën pasi u godit me grusht nga djali I saj.

Mirela Karabina, zëdhënsja e PD, deklaroi se nuk duhet të ekzistojë asnjë pengesë në lidhje me drejtësinë dhe theksoi se qëndrimi i Metës në KLP cënon cdo organ të drejtësisë.

“Në respekt të ligjit dhe për shkak të detyrës të lartë që mbulon, Partia Demokratike i bën thirrje znj. Nurihan Meta të japë dorheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë.

Çdo ditë që zj.Nurihan Meta mban detyrën e anëtares së KLP-së, përbën një cënim të rëndë të integritetit të KLP-së, si edhe bëhet pengesë për hetimin dhe zbardhjen e shpejtë dhe të plotë nga ana e prokurorisë, të kësaj ngjarje kriminale. Prokuroria nuk mund të jetë nën presion për shkak të konfliktit të interesit që rëndon mbi të nga ana e anëtarëvë të KLP-së.-” u shpreh Karabina.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re