Ka humbur jetën Ismet Çekorja, i cili u qëllua me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër.

 

Mësohet se viktima është babai i Bajram Çekores që u akuzua si i dyshuar për përfshirje në një tjetër atentat në Shkodër vetëm pak ditë më parë.

 

Pak ditë më parë kur djali i tij u akuzua si i dyshuar, 58 vjeçari deklaronte se prej tri vitesh policia e Shkodrës i është vënë në shtëpinë djalit dhe familjes së tij pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga policia.

 

Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re