Skip to content

“Djalin e vdekur e kanë tërheq zvarrë, i kanë çarë kokën,” babai në gjendje të rëndë psikologjike denoncon agjencinë funerale. Tregon dhe zvarritjet ne autoritetet shtetërore

babai

Xhaferr Mulleti ka rrëfyer për Fax News trajtimin çnjerëzor sipas atij që i është bërë djalit të tij, Florenc Xhaferri, nga një agjenci funerale e quajtur “Univers”.

Sipas babit të viktimës, djali i tij nuk ka vdekur nga Covid-19, por nga isuficenca kardiake-respiratore, ndërkohë ai shprehet se kur ka shkuar në polici të denoncojë agjencinë funerale atje e kanë marrë zvarrë.

Ai gjithashtu shprehet se jo vetëm askush nga autoritetet nuk e ka ndihmuar, por madje i kanë prerë dhe dritat, duke shtuar se pas gjithë kësaj qëndron një kokë e madhe.

“Djali vdiq në shpi. Nejti sa nejti pasi erdhi nga spitali dhe vdiq. Se ccfarë manovrimesh bënë mjekët se di. Në skedën e djalit thanë se vdiq nga Covid-19. Kam paguar 1 milionë e 140 mijë lekë te firma Univers. Ata më kanë mashtruar. Erdhën ma morën djalin pa dijeninë time.”

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb