Pas dhunës së ushtruar ndaj djalit të tij, politikani serb në Kosovë, Nenad Rashiç foli në një konferencë për mediat duke thënë se sulmi ishte i organizuar politikisht.

Lideri i Partisë Demokratike Progresive tha se djali i tij, Nikolla Rashiç ka pësuar dëmtimë të rënda në nofuloll dhe lëndime të mëdha në trup.

“Grupi i personave që e ka pritur djalin tim pas shkollës, një ditë më herët kishte publikuar në Facebook dhe Instragram, postim ku thuhej ‘nesër prehet shiptari’ dhe ‘kush do ta mbijetojë të hënën do të tregojë për të”, tha Rashiç.

Deputeti serb tregoi se djali i tij është ofenduar fillimisht dhe m pas ndaj tij është ushtruar dhunë dhe është përdorur dorezë hekuri duke e qëlluar në kokë.

“I janë afruar djalit tim dhe i kanë thënë ‘çfarë bën tani ti shiptar. Djali im ishte kufiri. Per mendimin tim, kjo ishte përpjekje për vrasje”, tregoi politikani.

I pyetur për akuzat e ngritura nga kreu i Listës Serbe se sulmi ishte organizuar nga ai dhe Albin Kurti, ai reagoi ashpër duke thënë se është e turpshme që të bëhen pretendime të tilla.

“Për mua është koment i pandershëm dhe duhet ta kenë për nderë ata që bëjnë këso komente. Për të rriturit nuk ke si i komenton këto… Nëse unë kam qenë organizator i asaj që djalit tim të rrahet dhe t’i thyhen dhëmbët, a do të ishte ai i përgjegjshëm që ai t’i shkaktonte djalit të tij lëndime të tilla… Unë them vetëm që t’i vijë turp të gjithëve që mendojnë kështu”, tha ai.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re