Kreu i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa ka qenë i ftuar këtë të martë në studion e Fax News, për të folur në lidhje me vendimin e Burosë Parlamentare për të mos lejuar më reporterët që të ndjekin takimet e Komisioneve Parlamentare.
I pyetur nga moderatori Rezart Xhaxhiu a duhet të shqetësohemi për këtë vendim që lejon vetëm sinjalin nga një “neësroom”, Çipa u shpreh se këto kufizime i japin fund një tradite 30 vjeçare në vendin tonë.
“Vendimi numër 82 i Burosë Parlamentare që i është kaluar për ekzekutim Parlamentit krijon mundësi të re të infrastruktures së komunikimit të reporterëve, por njëkohësisht dhe kufizime të reja. Kam parasysh dy momente; ai që tjetërson një përvojë dhe praktike gati 30 vjeçare, sipas të cilës reporterët deportonin në të gjitha mjediset e kuvendit dhe parlamentit, ku mund të komunikohej për çdo gjë të komunikimit ditor. Sot vendimi i Byrosë duket sikur vendos një kuadër disiplinimi. Aktualisht në Parlamentet e ndryshme të BE-së dhe në vendet e rajonit ka dy praktika, ajo më e përgjithshme është ajo e sigurimit nga administrada. Ka dhe praktika të tjera më të kufizuara ku mund të deportojë reporteri në dhomë” tha Çipa.
Por përse duhet të kemi frikë kur gjithçka është online? Çipa deklaroi se skepticizmi buron nga realiteti që përballemi përditë Sipas atij, në këtë mënyrë do t’u serviret vetëm ajo që duan ata dhe jo detajet që i interesojnë reporterëve.
“Deri në çastin që flasim nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga Ruçi. Skepticizmi buron nga realiteti që përballemi çdo ditë. Kemi një pohim nga redaksitë që thotë në respekt të ligjit për të drejtën e informimit, nëpunësit, sa herë ne ju drejtohemi japin përgjithshme te përgjithshme dhe jo një infirmacion te detajuar. Kjo nuk vlen për raportimin tonë. Sepse mendojmë se aty fshihet e vërteta. Djalli fshihet në detaje”, u shpreh ai.
Aleksandër Çipa nuk e ka fshehur frikën që në këtë vendim të fundit të Byrosë mund të fshihet mundësia e shmangies së transparencës.
“Themi rezervën tonë dhe themi se aty fshihet mundësia e shmangjes së transparencës. Për mënyrën si do na serviren mbledhjet e komisioneve, për debatet individuale apo në grup aty brenda. Kemi droje sa i përket përdorimit të dokumentacionit autentik. Administrata nuk është fort atraktive në dhënien e të gjitha informacioneve. Reporterët tanë ndeshen me pengesa të mëdha”, pohoi ai.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
