Gjykata e qarkut në rajonin rus të Orenburgut dënoi priftin Nikolay Stremsky me 21 vjet burg nwn masa të rrepta sigurie për përdhunim dhe abuzim seksual të fëmijëve.

“Nikolay Stremsky është dënuar me 21 vjet në një koloni penale me masa të larta sigurie dhe dy vjet liri të kufizuar. Atij i është hequr e drejta për të marrë pjesë në aktivitete që lidhen me fëmijët për 20 vitet e ardhshme dhe i është hequr Urdhri i Lavdisë Prindërore”, tha gjyqtari.

Ai akuzohet për përdhunim dhe krime të tjera ndaj fëmijëve.

Në dosje ka disa pika për sulm të pahijshëm, përdhunim, përfshirë të miturve, si dhe torturë, bindje të të miturve për të kryer veprime antisociale dhe kontrabandë me mjete të posaçme teknike për të marrë informacione në mënyrë të fshehtë.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura.

Në periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2019, Stremsky ka kryer vepra seksuale ndaj 11 fëmijëve dhe i ka bindur të pinin alkool.

Ai është baba i nëntë fëmijëve, njëri prej të cilëve është birësuar, ndërsa tetë të tjerëve u është dhënë kujdestaria.

Ai është prift që nga viti 1994, ka adoptuar gjithsej 33 fëmijë dhe ka qenë kujdestar për 40 prej tyre. Gjatë hetimeve atij i është ndaluar kryerja e detyrës. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re