Skip to content

Djathë me myk, vaj ulliri me ngjyrues dhe falsifikim i datës së skadencës, arrestohet biznesmeni Mihal Kote

Mihal Kote, 62-vjeçari i cili falsifikonte produktet që prodhonte në magazinën e tij është arrestuar nga policia e Tiranës.

Kote u denoncua dy ditë më parë në emisionin ‘Stop’ për krimin shëndetësorë që bënte ai në subjektin e tij ‘Saranda Al’. Denoncimi u bë nga një ish-punonjës i Kotes i cili tregoi se produktet e bulmetit dhe vaji i sallatës dhe i ullirit falsifikoheshin.

Njoftimi i policisë:

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe Hetimit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 62 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar u konstatua se ky shtetas kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH.”

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb