Skip to content

Djathi krijon varësi si droga

Shkencëtarët kanë zbuluar se djathi përmban një kimikat që gjendet te drogat.

Në një studim mbi ushqimet që krijojnë varësi rezultoi se kaçkavalli është i fuqishëm sepse përmban enzimën kazeinë, përgjegjëse për tërheqjen e recepetorëve shijues ndaj ushqimeve të caktuara.

Kjo substancë gjendet te të gjitha produktet e qumështit dhe “zgjon” receptorët e trurit që  janë të lidhur me varësinë. Sipas studimit, ushqimet e përpunuara janë më të lidhura me varësinë, shkruan blitz.al. Shkencëtarët arritën në përfundimin se ushqimet që krijojnë më shumë varësi janë ato me përmbajtje djathi.

Autorja e këtij studimi shprehet se yndyra mund të jetë po aq e paparashikueshme dhe problematike, pa marrë parasysh faktin nëse njerëzit janë duke përjetuar simptomat e varësisë ndaj një ushqimi të caktuar.

Kështu që kujdes nga djathi!

.