Një ditë më parë shpërndau për mediat lajmin se qëndronte në krye të detyrës, sot largohet nga detyra Drejtorit të Ujësjellës Kanalizime Vlorë Shkëlqim Leskaj.

Leskaj ka bërë dorëzimet pasditen e djeshme ndërsa është çregjistruar edhe nga QKR.

Sot pranë zyrave të ujësjellësit është paraqitur drejtuesja e re e ujësjellësit Elona Hodaj. Hodaj është shoqëruar edhe nga policia private, por ndërhyrja e këtyre të fundit ka qenë e panevojshme për shkak se Leskaj është larguar vetë nga zyra.

Konflikti mes kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit dhe drejtorit të Ujësjellësit Kanalizimeve Vlorë, Shkëlqim Leskaj ka filluar në datën 4 gusht. Në këtë datë, drejtori Leskaj, ka firmosur dorëheqjen nga posti i tij, por është penduar më pas dhe ka kërkuar ta kthejë mbrapsht, por Leli nuk e ka pranuar.

Ndërsa siç mësohet, në datën 15 shtator, kryebashkiaku Dritan Leli ka kërkuar nga drejtori i UKV, Shkëlqim Leskaj që të lirojë zyrën, por ky i fundit nuk ka pranuar madje e ka mbyllur derën me çelës. Kjo ka bërë që konflikti mes palëve të përfundojë në drejtorinë e policisë së Vlorë, ku të gjitha palët janë paraqitur për të dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen.

Dha dorëheqjen më pas u pendua dhe e tërhoqi, konflikti me Dritan Lelin, Leskaj i pashqetësuar në krye të detyrës si drejtor i UKV (VIDEO)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re