Ditët e fundit çmimi i bukës është rritur duke rënduar edhe më shumë xhepat e shqiptarëve.

Kjo rritje ka qenë me 10 lekë por edhe deri në 30 lekë. Faxnews ka bërë një vëzhgim në furrat e bukës në kryeqytet ku është vënë re një rritje e çmimit.

Po ashtu prodhuesit kanë thënë se pritet që rritje të ketë sërish.

Ndërkohë qyetarët shprehen se për ta është e papërballueshme, ku ka disa ditë që bukën e kanë blerë më shtrenjtë.

“Shumë keq është, jemi pensionista, të ardhura nuk kemi, edhe ai që ka nuk e përballon dot. E blenim 700 bukën, tani e marrim 1 mijë, nuk përballohet. Qeveria të mundohet të ulë cmimet”– tha një qytetar.

“Ne pensionistët s’ia dalim sot, para ca ditësh ishte 900 tani është bërë 1 mijë, ne se përballojmë dot”– tha një tjetër.

“Është katastrofë me pensionet që kemi, qeveria nuk bën përpjekjen më të vogël”– u shpreh një tjetër pensioniste.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re