Një ditë më parë njësia specaiel “Operacioni Forca e Ligjit” vuri nën sekuestro pronat e vëllezërve Hajri në Shijak, të cilat dyshohet se janë vendosur përmes veprimtarisë së jashtëligjshme.

Ashtu si dje, sot pritet një tjetër operacion i ngjashëm, i cili u paralajmësuar mbrëmë në media nga zyrtarë të ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, i ftuar në “Opinion” zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dha detaje të tjera në lidhje me Operacionin Forca e Ligjit.

Lamallari deklaroi:

Sigurisht që ata (OFL) kanë hetime dhe kanë profile kriminale për çdo anëtarë grupi apo drejtues grupi kriminal që kanë hetuar. Disa prej tyre i kanë çuar në Gjykatë.

Kemi parë grupe të famshme që nuk prekeshin prej 17 vitesh dhe shkuan u përballën me drejtësinë. Logjika që përmendën dy gazetarët qëndron shumë. “Forca e Ligjit” në nëntor 2017 evidentoi një numër të lartë të anëtarëve dhe drejtues të grupeve kriminale.

Krijohet një databazë dhe janë rreth 40 ose 44, databaze të ndryshme që merren nga legalizimet, tatime doganat etj. Policia ka një informacion shumë të kryqëzuar.

Fatura e ujësjellësit ju duket shumë minimale, por në fakt ka një rëndësi të jashtëzakonshme për policinë në një moment të caktuar, që do të thotë që pavarësisht ky paska vetëm këtë ndërtesë të deklaruar.

Por sipas faturës kupton që ky persona paska dhe një banesë tjetër që i paguhet fatura. Gjatë kohës që filloi “Forca e Ligjit” ka pasur denoncime që vinin, madje kanë qenë disa denoncime në zonën e plazhit ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë. Këto kishin ardhur pikërisht nga denoncimet e qytetarëve dhe bizneseve që ishin aty.

Përveç informacioneve që ka task-forca, kanë ardhur shumë informacione edhe nga ndërkombëtarët, Europol, Interpol, partnerët ndërkombëtar.

Ne vazhdimisht kemi kërkuar që jo vetëm të shkëmbejmë sa më shumë informacion, para dy muajsh ne avancuam në një marrëveshje shumë të rëndësishme në nivel të Europës Juglindore për shkëmbimin e të dhënave në mënyrë automatike. Përfshihen gjurmët e gishtave, të profileve të ADN dhe të dhënave të automjeteve.

Që do të thotë unë marrë akses në Austri në Serbi kudo, mjafton të gjej një gjurmë gishti këtu.

Nga informacionet e para mendohet se janë rreth 250 subjekte të cilat do të kalojnë në filtrat e Operacionit Forca e Ligjit, dhe që kryesisht janë në qarqet më të mëdha të vendit.

Paketa ligjore mbi të cilën është ngritur kjo strukturë anti-KÇK, parashikon që për subjektet dhe bizneset të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë dhe të ardhurat, dosja e tyre do të shkojë në SPAK.

Kësaj të fundit i jepet 15 ditë kohë, dhe 15 të tjera do i jepen Gjykatës që të shprehet me vendim për vendosjen e sekuestros.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re