Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër një izolimi të dytë.

Ky reagim erdhi pikërisht pasi dje u shënua dhe piku më i lartë i numrit të infektimeve në nivel global për 24 orët e fundit.

Teksa raportoi për një rekord të ri rastesh me Covid-19 me rreth 350 mijë e 800 të prekur nga koronavirusi, përfaqësues të OBSH u bën thirrje drejtuesve të shteteve që të rishikojnë masat. Sipas OBSH-së, rikthimi në karantinë do të ishte shkatërrues për shoqërinë por edhe për ekonominë e shteteve.

Franca dhe Spanja janë dy shtetet më në alarm, ndërkohë që këto dy vende kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe gjithçka do të varet nga ecuria e pandemisë.

Kujtojmë se duke nisur nga dita e enjte, në vendin tonë do të bëhet e detyruar përdorimi i maskave kudo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re