Pas tensioneve në Veri të Kosovës në Tiranë është paralajmëruar një protestë para godinës së Kryeministrisë.

Në posterin  që po qarkullon në rrjetet sociale, bëhet thirrje për protestë ditën e nesërme në orën 19:00 lidhur me qëndrimin e Shqipërisë për situatën në Kosovë.

Me foton duar shtrënguar, Kosovë-Shqipëri dhe flamujt e dy shteteve, citohet në poster: Dje, sot, nesër, përjetë bashkë.

Besohet se shkak për thirrjen kanë qenë deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën në Kosovë, të cilat janë kritikuar si jo në të njëjtën linjë me Prishtinën.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re