ISHP konfirmoi 16 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit në Shqipëri. Pjesë më e madhe e rasteve janë në Tiranë dhe Krujë, ndërsa është konstatuar nga një rast në Berat dhe Shkodër.

Abcnews.al mëson se rasti i fundit me koronavirus në Shkodër është djali i infermieres së konfirmuar dje me koronavirus.

Kështu, numri total i të prekurve nga koronavirusi në Shkodër arrin në 108, ku 71 prej tyre janë shëruar, ndërsa mbeten ende aktivë 37 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Bashkia
Të prekur
Të shëruar

Tiranë
318
202

Shkodër
108
71

Krujë
102
9

Durrës
42
38

Fier
37
32

Kurbin
31

Korçë
19
18

Elbasan
18
15

Kukës
18
10

Lezhë
14
14

Has
14
12

Kavajë
9
8

Lushnje
7
4

Vlorë
5
4

Pukë
5
4

Mirditë
5
3

Rrogozhinë
4
4

Tropojë
4
4

Berat
4
2

Mallakastër
1
1

Mat
1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re