Një ditë pasi u votua në Parlament, si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon takimin e tij të parë me ish-presidentin Alfred Moisiu, i konsideruar si një nga krerët më të mirë të shtetit në vendin tonë në periudhën e pluralizmit.

E përbashkëta mes tyre, përveç faktit se njëri ka qenë në krye të shtetit dhe tjetri pritet të marrë detyrën muajin e ardhshëm është fakti se të dy vijnë nga karriera ushtarake. Pikërisht për këtë arsye, Moisiu u vlerësua edhe nga kryeministri Edi Rama ditën e premte në deklaratën për gazetarët, në momentin e zbulimit të emrit të Bajram Begajt si kandidatura e propozuar nga socialistët për marrjen e postit të kreut të shtetit.

Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re