SHKODËR- Detaje të reja mësohen për ngjarjen e sotme, ku një 55-vjeçar humbi jetën në Shkodër pasi u dogj në barakë, ndërsa bashkëshortja e tij u dërgua me urgjencë në spital. Banorët e komunitetit rom në Shkodër pretendojnë se autoambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur me vonesë.

“Është djeg shtëpia. Burri ka mbetur brenda. Kemi dy orë që marrim zjarrfikësen dhe nuk kanë ardhur. Bashkëshortja është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra. Ata kanë qenë në momentin e zjarrit në shtëpi”, thanë banorët.

Një tjetër qytetar tha për ABC News se autoambulanca është vonuar për mbi një orë.

“Kanë ardhur shumë vonë. Kemi lajmëruar zjarrfikësen gjashtë herë. Pas 1.5 orësh kanë ardhur zjarrfikësja dhe ambulanca, Policia ka ardhur shpejt”, theksoi një tjetër. Gazetari Simon Shkreli theksoi se komuniteti rom në Shkodër përballet me kushte të vështira socio-ekonomike./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re