Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me djegien e kompleksit turistik “Buni i Bajraktarit” në Qafë Thore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai e dënon këtë akt duke shkruar se: 

“Jam i shokuar nga lajmi për ngjarjen kriminale të djegies së kompleksit turistik “Buni i Bajraktarit” në Qafë Thore. Gëzim Ola po investon aty kursimet e 20 viteve në emigracion. Me mund dhe djersë po ndërton një mrekulli. Tani që rruga automobilistike po shkon në Theth, tani që investimet private po lulëzojnë, ky është një veprim fyes jo vetëm ndaj Gëzimit, por për krejt Dukagjinin. Dënoj me forcë këtë akt kriminal të pashoq dhe ju bëj apel strukturave të policisë t’i shkojnë hetimeve deri në fund në zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Me mëndje e zemër jam me Gëzimin dhe familjarët e tij. Kurajo dhe forcë!”, nënvizon Beqaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re