Nga Tonin Uldedaj

Biznesmenin Gëzim Olaj, pronarin e “Bunit të Bajraktarit” e njoh prej shumë vitesh. Ja njof vlerat e Tij humane dhe kontributet për komunitetin Shqiptar në Angli e Shqipëri.

Përveçse rrjedh nga një familje malësore me shumë tradita ai është një biznesmen model dhe ka bërë hajër kudo ku ka punuar dhe jetuar.

Si malësor jam gëzuar shumë, që mori një iniciativë të guximshme në fushën e turizmit malor dhe bëri një investim në shuma të konsiderueshme dhe të standarteve të larta në vendlindje dhe në trojet e të parëve të vet.

Kjo ngjarje është shumë e rënd jo vetëm për Gëzimin dhe familjen e tij që humbën vlera të konsiderueshme nga djersa dhe mundi i tyre në vite, por edhe për të gjithë ne.

Ky akt kriminal duhet zbardhur sa më shpejt nga policia, por edhe shteti duhet ti vij në ndihmë këtij Investitori për të kompensuar humbjen, për të vazhduar projektin e nisur edhe si një përgjigje përballë agresorëve të cilët duhet të gjënden dhe të dalin përpara drejtësisë.

Bindja Demokratike, dënon ashpër këtë sulm të hapur që i bëhet biznesit, ndërkohë që organet e drejtësisë duhet të vihen në lëvizje, pasi kjo ngjarje e shëmtuar jo vetëm që dëmton klimën e biznesit dhe ngjall pasiguri për të ardhmen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re