Julian Çobo, Kreshnik Yzeiri dhe Elton Lushaj, tre personat e përfshirë në djegien e automjeteve në Vlorë rezultojnë me precedentë penalë. Burime nga policia e Vlorës konfirmojnë se dy të arrestuarit, Çobo dhe Yzeiri dhe Lushaj, i shpallur në kërkim, janë emra të njohur për vepra të ndryshme.

Gazetari Elton Nika raporton se një nga pistat që po heton policia është ngatërresa e mjetit. Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në lagjen ‘Pavarësia’. Dy nga makinat u dogjën pjesërisht dhe tjetra plotësisht. Makinat i përkasin shtetasve Petref Koshena, Artur Hysi dhe Nerizan Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re