Zbardhet dëshmia e pronarit të makinës BMW X6 e cila u dogj gjatë natës në lagjen nr. 3 të qytetit të Pogradecit.

Alfred Cenkollari, sipas burimeve pranë grupit hetimor, ka deklaruar në dëshminë e tij se nuk dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.

“Makinën e kam përdorur për një kohë të gjatë ditën e martë dhe kjo ndoshta ka sjelle defekt në mjet”, është shprehur ai, raporton Panorama.

Cenkollari ka mohuar gjithashtu të ketë konflikte të cilat të të jenë bërë shkak për ngjarjen.

“Më datë 07.10.2020, rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMW X6”, në pronësi të një firme private.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, tha policia në njoftimin zyrtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re