VLORË- Policia e Vlorës ka arritur të zbardhë ngjarjen e djeshme të ndodhur në këtë qytet ku u dogj një automjet dhe ka vënë në pranga autorin.

Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka ndaluar shtetasin Shkëlqim Hoxha, 41 vjeç, banues në këtë qytet, i cili dyshohet ta ketë kryer këtë vepër penale në mënyrë të qëllimshme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të djeshëm në lagjen “24 Maji” ku u përfshi nga flakët automjeti tip “Toyota” me targa AA 660 RJ në pronësi të shtetasit S.S.,

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re