Ambientalisti Abdulla Diku ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë me zjarret që kanë përfshirë sipërfaqe të shumta bujqësore.

Diku tha se zjarrvënia e tokave bujqësore ishte në shumë raste një lloj rituali i kryer nga vetë fermerët të cilët e kryenin duke menduar se kjo gjë do u sillte prërfitime. Por ambientalisti tha se përveçse një praktikë e tillë nuk sillte asnjë lloj përfitimi, përkundrazi sillte më shumë dëmtime dhe deri në humbje jete për shkak të përhapjes së zjarreve në mënyrë të pakontrolluar.

Bazuar në statistikat kombëtare rreth 40% e zjarreve vijnë si rezultat i djegieve të tokave bujqësore për shkak të pakujdesisë së qytetarëve. Është një praktikë e gabuar mjedisore e trashëguar në dekada dhe në Shqipëri fatkeqësisht situata po përkeqësohet. Në vendet e BE-së diçka e tillë nuk lejohet.
Jo vetëm se rrezikohet pylli por se rrezikohet jeta. Ne kemi raste në Shqipëri kur njerëzit kanë humbur jetën duke djegur sipërfaqe të tokës bujqësore.
Fermerët mendojnë se toka pasurohet duke e djegur por në fakt është e gabuar.

Humbja është sa pesëfishi i asaj që fitohet. Zjarri shkatërron të gjitha vlerat ushqyese të tokës që e bëjnë atë pjellore. Është krejtësiisht e gabuar mendimi se djegia e tokave sjell përfitim. Fermerët e bëjnë këtë sepse nuk dinë se çfarë të bëjnë nga me mbetjet që vijnë nga toka bujqësore siç janë kashta e grurit etj”– u shpreh Diku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re