Policia ka vendosur në pranga një 32-vjeçar, i cili rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe fushën e narkotikëve.

Në pranga ka rënë 32 vjeçari me iniciale I. Gj., banues në Paskuqan, i cili gjatë muajit shkurt dogji një automjet, tentoi t’i vendoste flakën një makine tjetër, si edhe vodhi një monopatinë.

 

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit dyshohet se:

-më datë 09.02.2025, në Babrru, ka djegur automjetin e shtetasit A. M.;

-më datë 04.02.2025, në Babrru, ka tentuar të djegë automjetin e shtetasit A. H;

-më datë 02.02.2025, në Kamëz, ka vjedhur një monopatinë.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Feedback”.

Gjatë muajit shkurt 2025, dogji një automjet, tentoi të digjte një automjet tjetër dhe vodhi një monopatinë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

32-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 2 maska, 2 jelekë multifunksionalë si ato të Policisë dhe 1 shkop bejsbolli, që i posedonte ky shtetas në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Feedback”, për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

I. Gj., 32 vjeç, banues në Paskuqan.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit dyshohet se ky shtetas:

-më datë 09.02.2025, në Babrru, ka djegur automjetin e shtetasit A. M.;

-më datë 04.02.2025, në Babrru, ka tentuar të djegë automjetin e shtetasit A. H;

-më datë 02.02.2025, në Kamëz, ka vjedhur një monopatinë.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko