Djegia e mbetjeve të ndryshme në mes të ditës vijon të jetë një problem në qytetin e Shkodrës. Një problematikë e tillë u shfaq edhe në 5 majin, ditën e dëshmorëve, teksa vendi pranë varrezave të dëshmorëve është një pikë problematike në Shkodër.

Për këtë, prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, tha se institucioni i prefektit është i shqetësuar për djegien e mbetjeve. Ajo tha se është përgjegjësi e pushtetit vendor dhe e prefekturës për të marrë masa, pasi duhet një sensibilizim për të pasur një Shkodër sa më të pastër…

Mirënjohje për ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit për një Shqipëri të lirë që ne jemi dhe për një konceptim tjetër për Shqipërinë e së ardhmes. Mirënjohje dhe i përjetshëm kujtimi i dëshmorëve.

Djegia e mbetjeve? “Institucioni i perfektit është shumë i shqetësuar jemi në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm për djegien e mbeturinave për të cilat qeveria shqiptare ka akorduar fonde të veçanta për neutralizimin e këtyre mbetjeve. Në përditshëmrinë tonë ne kemi grafiqet qe duhet të ndiqet. Është përgjegjësi e pushtetit vendor dhe përgjegjësi edhe e jona për të marrë masat dhe është shumë shqetësuese. Unë ju shikoj si aleatë mediat për të sensibilizuar për të pasur një Shkodër sa më të pastër ekologjike”, tha Majlinda Angoni – Prefekte e Qarkut Shkodër.

Lagjia në varrezat e dëshmorëve në Shkodër është kthyer edhe në një vend-grumbullim mbetjesh, teksa mbeturinat digjen gjatë ditës, ndërkohë mungon reagimi i institucioneve përgjegjëse.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re