Një zjarr është regjistruar pak më parë në fshatin Çiflik.
Pakujdesia e disa banorëve të fshatit që ishin duke djegur mbeturinat në tokat e tyre ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi drejt ullishteve,i favorizuar edhe nga era .
Drejt zjarrit janē nisur 2 mjete zjarrëfikëse dhe 8 punonjës,të cilët kanë kapur në kohë flakët,duke shmangur edhe rrezikun e përhapjes së tyre drejt ullishteve të tjera të zonës.
Zjarrëfikësit kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të kryejnë shuarjen e tyre në një kohë të shkurtër.
Si rezultat i zjarrit raportohet se është shkrumbuar një sipërfaqe prej 100 metër katror ullishte.