Skip to content

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Kalaja2

Gazetari Aulon Kalaja, duke folur në emisionin Prime News24 tha se kjo është protestja më e fuqishme që ka parë ndonjëherë.

Kalaja u shpreh se djemtë e vajzat në shesh janë me zemër luani.

Ai theksoi se fitorja e betejës është afër e se largimi i kryeministrit është i pashmangshëm.

Aulon Kalaja: Kjo është protesta më e fuqishme që kemi parë ndonjëherë. Si ka mundësi që policia masakron adoleshentët dhe kjo është e tmerrshme.

Kam gjetur një djalë, që e kanë rrahur si mos më keq. Ishte jetim, po hante dhe e kanë rrahur. Këto djem dhe vajza janë luanë të Shqipërisë.

Fitorja është e afërt. Vlen të përshëndetet çdokush që ka dalë në protestë.