Në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socilaiste në Vlorë, Rama ka pasur mjaft kritika për socialistët të cilët janë në krye përsa i përket këtij qarku.

Burime të Fax News, bëjnë me dije se ka qenë mjaft i ashpër edhe ndaj kryetarit të partisë socialiste të Vlorës dhe të këshillit bashkiak. “Na keni bërë bolori”-mësohet të ketë thënë Rama.

Ndërsa lidhur me përgatitjen që Afrim Qëndro mund të ketë bërë për t’u bërë kryetar bashkie, Rama i shuajti shpresat. Në fjalën e tij ai u shpreh i ashpër dhe i prerë duke thënë: Afrimi do bëhet kryetar Bashkie kur unë të bëhem Gazmend Bardhi. Në Vlorë e kam sjellë për të mbushur gropat.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re