Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha tha se emisionin “Log.” në Panorama TV se do të bëjë zero taksën për pastrimin dhe ndriçimin për biznesin e vogël.

Sipas tij, sot biznesit të vogël i ka shkuar fatura e taksës së pastrimit 100 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që bashkia Vorë në dhjetor të vitit të kaluar ka bërë një procedurë për tenderin e pastrimit 2.7 mld lekë.

“Sa i përket biznesit të vogël taksat do të ulen me 80%. Pse do të ulen me 80%? Sot biznesit të vogël i ka shkuar fatura e taksës së pastrimit 100 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që bashkia Vorë në dhjetor të vitit të kaluar ka bërë një procedurë për tenderin e pastrimit 2.7 mld lekë.

Pra i paguan lekët nga arka e vet dhe shkon ja merr biznesit dhe muajin tjetër biznesi do paguajë 25 mijë lekë të reja për këtë taksën e pastrimit. Do ta zerojmë, zero taksë pastrimi. Asnjë biznes i vogël nuk do paguajë taksë pastrimi.

E dyta, sot biznesi i vogël paguan 33 mijë lekë të vjetra taksë ndriçimi. A e doni ju që sot në Vorë nuk ka asnjë rrugë dhe rrugicë që të ketë një dritë ndezur. Zero taksën e ndriçimit. Pse? Sepse sot janë mundësitë që ne ta bëjmë ndriçimin që mos jetë me korrent, por zoti na ka dhënë diell. Kosotja për këtë është zëro”, tha Hoxha.

Një tjetër shqetësim për komunitetin e Vorës është furnizimi me ujë të pijshëm. Hoxha tha se janë 1500 famije që e vuajnë këtë problem, ndërsa tha se është në negociata me një qeveri të vendit të BE për të financuar projektin për furnizimin e qytetarëve me ujë.

“Janë mbi 1500 familje që nuk kanë ujë të pijshëm në Vorë. Kjo është ulëritëse që ne të merremi me ujin e pijshëm. Unë e kam gati, është premtimi im i dytë. Të gjitha kanalizimet janë bërë nga Fiqiri Ismaili, çdo cm asfalt i shtruar është  bërë nga Ismaili, çdo ndriçim është bërë nga Ismaili.

Jam në negociata me një nga qeveritë më të fuqishme të BE më kanë marrë përsipër më kanë premtuar që unë si kryetar i bashkisë duhet të çoj projektin dhe ata do të financojnë projektin. Brenda 100 ditëve të para ne nisin punën”, tha Hoxha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re