Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të firmosë njoftimin e GJKKO-së për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij.

I pyetur nëse do të shkojë në GJKKO nëse thirret, Berisha u shpreh se Kushtetuta nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit.

“Unë jam njeri i ligjit dhe do të zbatoj ligjin e vendit”, theksoi ai, duke shtuar se “me urdhër të Ramës, janë sjellë në mënyrën më të turpshme, sill policë këtu dhe atje”.

A do pranoni të shkoni në Gjykatë?

Sali Berisha: “Në vitin 2012, propozimi im ka qenë jo vetëm heqja e imunitetit, por edhe kufizimin e lirisë së deputetit. Jam gati sot të shkoj ta votoj, por për sa kohë Kushtetuta nuk lejon, kufizimin e lirisë së deputetit, unë jam njeri i ligjit dhe do të zbatoj ligjin e vendit. Kushtetuta ka epërsi ndaj të gjitha ligjeve të tjera. Nuk mund të kem qëndrim tjetër.

Me urdhër të Ramës, janë sjellë në mënyrën më të turpshme, sill policë këtu dhe atje. Jam i sigurt që të gjithë deputetët e opozitës do e votojnë, e pranoj. Por askush s’më detyron të thyej ligjin.”

Nëse SPAK urdhëron policinë t’ju shoqërojë do të bëni rezistencë?

Sali Berisha: “Nuk njoh ligj tjetër mbi Kushtetutën”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re