Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është gati të takojë Lulzim Bashën, ndonëse sipas tij është ai që humbet dhe tregon se çfarë do të bënte nëse do të ishte në vendin e tij duke kujtuar se çfarë ka bërë kur ka qenë në opozitë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Fax News, Eksiola Shehu, Rama tha: “Nëse unë do të isha, natyrisht nuk jam dhe nuk jam i detyruar, do të isha në vijimësi i interesuar për dialog, për tryezë për marrëveshje, për rimarrëveshje dhe mund ta them këtë dhe kur isha në krye të opozitës, ju e dini se është fakt që i kam kërkuar më shumë se 1 herë kryeministrit të asaj kohe që dua të takohem. Është gjithmonë kryeministri problem, jo kryetari i opozitës kur është fjala për tu takuar.

Teorikisht thuhet se kryeministri mund të humbë më shumë kur takohen dhe kryetari i opozitës fiton. Unë nuk e kam problem, Luli e ka problem. Por nuk shpërndahen kështu zërat. Të takohemi. Patjetër, në çdo kohë, për çdo gjë. Nuk është e thënë që biem dakord për çdo gjë, por duhet të flasim.

Nuk bëhet as me ultimatume, as me kërcénime”. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re