Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili i adresoi një letër institucioneve më të larta në vend që të ishin gati pasi do të binte një tërmet shumë i madh.

Shefi i qeverisë, nga konferenca për shtyp ironizoi duke thënë se Meta do të nxjerrë një dekret për të shfuqizuar tërmetin dhe për të spostuar lëkundjet sizmike.

Por teksa Presidenti citon në letrën e tij drejtorin e Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinë, Akis Tselentis, ky i fundit e përgënjeshtroi duke thënë se “Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete.  E gjitha kjo është fake (e rremë) dhe qesharake. Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko