Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama në lidhje me patronazhistët. Meta tha se Rama është kryefuksi dhe se koha e tij ka mbaruar.

Meta shkruan se nuk mund të presësh asnjë reflektim për respektimin e ligjit nga Rama, duke shtuar se ai është djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela.

“Të dashur “patronazhistë”, Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.

Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.

Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit! Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!”, shkruan Meta

Gjatë ditës së sotme Edi Rama ka hedhur akuza dhe ironi therëse ndaj presidentit Meta ku thotë se ai patronazhistëve t’iu marri të keqe pasi ata e njohin mirë atë dhe se nga zgjedhjet e 25 prillit, Meta do të dilte i rruar dhe qethur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re