Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar sot prerë se ai do të veprojë në zbatim të plotë të Kushtetutës, lidhur me dekretimin e datës së zgjedhjeve në vend.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, nëse ai do të dekretojë në një ditë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, Meta ka thënë prerë:

“Mendoj që pyetja është interesante por përgjigja është e qartë. Presidenti do të veprojë në raport me Kushtetutën, dhe jo si ai do të dëshironte të vepronte me logjikën normale të ngjarjeve apo të zhvillimeve.

E kam thënë që për mua edhe zgjedhjet e përgjithshme edhe vendore duhet të ishin mbajtur dje, por natyrisht unë do të jem tepër i vëmendshëm në respektimin e kushtetutës dhe detyrimeve të mia vetëm kushtetuese dhe ligjore”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re