Skip to content

Do dërgoheshin në Itali, sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Capture 100

Një shumë prej 19 mijë eurosh të padeklaruara është sekuestruar në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet doganore dhe Policia Kufitare.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u zhvillua mbrëmjen e kaluar në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e shkeljeve doganore. Gjatë kontrollit të mjeteve dhe pasagjerëve në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, përpara imbarkimit në linjën detare Durrës–Bari, shërbimet konstatuan dhe sekuestruan shumën prej 19,000 eurosh, e cila nuk ishte deklaruar sipas detyrimeve ligjore.

Rasti është referuar pranë organeve kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale dhe hetimore.