Ditën e nesërme Klodjan Braho pritej të merrte detyrën si drejtues i SPAK, në një ceremoni që drejtohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Por për shkak se anëtarët e këshillit janë në një vizitë në Spanjë, ceremonia është shtyrë për ditën e hënë.

Klodjan Braho, më 11 dhjetor, u votua me 7 vota nga 11 anëtarët e KLP si drejtues i SPAK.

LEXO EDHE: Gati t’i lërë stafetën Brahos në krye të SPAK, Dumani: 3 vite të vrullshme, prokurorëve të posaçëm tu jepet mundësia e rikandimit

“Jeni të lutur të merrni pjesën në ceremoninë e kalimit të detyrës nga Z. Altin Dumani te Z. Klodian Braho, një moment i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar (SPAK).

Aktiviteti zhvillohet të hënën, në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti.

Për shkak të kufizimeve në vendin ku do të zhvillohet, do të luteshim vetëm për praninë e gazetarëve”, thuhet në ftesën e SPAK.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re