Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi  ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë Rama, për të bërë maskën të detyrueshme në çdo ambient, duke nisur nga e enjtja e ardhshme.

Duke iu referuar vendimit, se gjoba do të shkojë në banesat e qytetarëve bashkë me faturën e dritave, Kryemadhi tha me humor, se ajo shpëton nga kjo pjesë, pasi kontratat janë ose në emër të Ilir Metës, ose në emër të mamasë së saj.

“Unë s’kam kontratë dritash, do e hajë Ilir Meta ose mamaja ime”, ka thënë Kryemadhi në news 24.

Pyetje: Ju besoj do e vini maskën se ndryshe gjobiteni…

Kryemadhi: Unë s’kam asnjë kontarë në drita apo ujë, gjobën do e hajë Ilir Meta ose mamaja time. Hajd ta gjejnë ata ku të më gjobisin mua. Kështu tha dhe për gjobat më parë dhe i fali.

Ndërkohë që kryetarja e LSI-së ka zbuluar dhe arsyen e mungesës së saj në këto javët e fundit në media, duke zbuluar se ka bërë operacion bajamet dhe kjo ka bërë që të humbasë dhe disa kilogramë më tepër në peshën e saj.

Kryemadhi: Para 3 javësh unë kam hequr bajamet, që nuk rekomandohet në këtë moshë. I kam munguar publikurt me zë dhe figurë, por kam qenë prezente në rrjete sociale. Gjë e mirë, avantazhi është që kemi humbur disa kilogramë. Nuk kam ngrënë dhe nuk kam pirë shumë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re