Teksa ka qenë duke zhvilluar një inspektim në spitalin e ri që pritet të ndërtohet për fëmijët, pranë ambienteve të QSUT-së, Rama ka thënë se rritja e pagave me 40% e mjekëve dhe infermierëve do të hyjë në fuqi nga data 1 Janar e 2021.

Ndërkohë që vetë ministrja Manastarliu, si të mos ishte fare pjesë e kabinetit qeverisës, e ka falenderuar Ramën për premtimin e mbajtur, dhe duke folur në emër të mjekëve, tha se kjo do të jetë një rritje e konsiderueshme.

“Rritja e pagave do të fillojë që nga Janari, do përfshihen në Buxhetin e 2021, kështu që bluzave të bardha pa përjashtim do iu rriten 40% pagat. Nuk është pak, do e kesh rrogën si unë ti shefe (batuta e Ramës me një nga pediatret”, tha kreu i qeverisë.

“Është një premtim juaji i mbajtur zoti kryeministër“, e falenderon nga ana e saj ministrja shefin e saj, ndërkohë që vetë mjekët e pranishëm janë më të heshtur në qendrimet e tyre.

“Spitali i ri i Fëmijëve do të jetë një kompleks modern, me aparatura të fjalës së fundit e kushte njësoj si në Europë për vogëlushët e Shqipërisë, në nevojë për shërbim shëndetësor.

Një tjetër spital i ri i shtohet zinxhirit të transformimit të QSUT nga një zonë depresive, ku mbizotëronte rrënimi e rrëmuja, në një zemër vitale të sistemit tonë publik shëndetësor.

Zotim i mbajtur edhe ky, si edhe bërja realitet sot e rritjes historike të pagave për bluzat e bardha!“, shkruan Rama teksa ka publikuar videon nga spitali i fëmijëve që po ndërtohet brenda vetë QSUT-së.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re