Banorët e “5 majit” kanë dalë sërish sot në protestë në lidhje me shembjen e banesave të tyre për projektin e rindërtimit. Njëri prej banorëve tha se ka shumë mungesë transparence të këtij projekti të qeverisë ndërsa tha se do e çojnë çështjen deri në gjykatën e Strasburgut.
Ndërkohë një tjetër banor tha se ditën e shembjes do e mbrojë shtëpinë me gjak.
Banori nr. 1: Ka shumë pikëpyetje në lidhje me projektin. Sa është numri i bizneseve? Sa m4 u takojnë banorëve? Sa mund të llogariten dëmi nga bashkia? Kush i merr dyqanet që ndërtohen në këto zona? Kush do i paguajë dëmet? Nuk është logjike që nga një anë të vidhet prona dhe të paguajmë me taksat tona sërish. Do shkojmë deri në Gjykatën e Strasburgut. I ftojmë qytetarët që të na bashkohen.
Pyetje: Katet e para do jenë në shërbim është gjeja me transparente apo jo?
“Po. Ato do i marrin njerëzit e Maznikut”
Pyetje: Është e drejte kjo? Nuk e dini ku do e keni hyrjen?
“Nuk është bërë transaprente si do ndahen dyqanet, garazhet këru. I kanë bërë njerëzit çorapë vetëm për ti vjedhur. Bashkia nuk do të bëjë transparent projektin. Atëherë këta do vjedhin cdo njësi shërbimi. Po i detyrojnë qytetarët që të dorëzohen gjykatave. Këto të fundit do u japin të drejtë qytetarëve.”- tha ai.
Pyetje: Ju keni bërë edhe kallëzim ne SPAK. Keni besim?
“SPAK nuk ka kohë të merret me ne. Ose nuk duan ose ata po hetojnë dhe skanë kohë të merren. Janë 1200 banorë që dalin në rrugë. Do isha më i lumtur nëse përgjegjësia do i binte Veliaj, Ramës dhe ministrit të rindërtimit”
Gazetarja: Më datë 22 do të ketë shembje të tjera…
Nënë Liza: Unë prap do të dal. Ditë për ditë. Le të bien dakort me ne.Dua pikën e vendit ku do kem shtëpinë. E dua me vulën e kryetarit të shtëpisë. Me avokat. Nuk firmos kot. Ne do shkojmë deri në Gjykatën e Hagës.
Gazetarja: Ju ka ardhur njoftimi kur do shembet banesa?
Banori tjetër: Ka një njoftim jo vendim që do shembet. Ne kemi bërë të gjitha hapat. Më shumë se 4 muaj që protestojnë., Qoftë këtu dhe parlament. Gjithçka kot. Do e mbroj me gjak shtepinë ditën e shembjes. E kam me certifikatë pronësie. Bashkia do të përfitojë për vete.
…
/faxweb
