Fill pas kërcënimeve publike se nuk do ta lirojë zyrën, OSBE ka nisur “rehabilitimin” e ish kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi.

Ambasadori i OSBE-, Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim me Ademin ku mësohet se ka zgjatur rreth dy orë dhe një nga çështjet kryesore që është diskutuar ka qenë pikërisht dorëzimi i detyrës.

Në një kohë kur Bashkitë e tjera të vendit po konstituohen, Ademi ka bërë rezistencë të hapur, duke thënë se nuk do ta lirojë zyrën, madje ajo ka kërkuar që një komision ndërkombëtar si në vitin 1913 për të liruar Shkodrën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re