Skip to content

“Do fillojë procesi i kontestimit ligjor”- Ilir Meta për humbjen në zgjedhje: Fakte të reja sesi mafia nën komandën e Ramës shkatërroi procesin





Pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se do të nisë procesi zgjedhor për kontestimin ligjor.

Sipas Metës, ka faktë të reja tronditëse  që dokumentojnë se mafia nën komandën e Ramës ka shkatërruar procesin zgjedhor.

“Çdo orë, çdo minutë, fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor, standardet e të cilit ishin zeruar nga vetë Edi Rama përpara se të niste ky proces.

I gjithë ky shkatërrim i procesit zgjedhor, i tjetërsimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, jo vetëm po dokumentohet, por njëkohësisht do të fillojë dhe procesi i kontestimit ligjor”, shkruan Meta.

“”