Skip to content

“Do fillojë t’u pëlqejë ngjyra mavi”- Analisti komenton fitoren e PS në Shkodër dhe tregon çfarë do ndodhë me demokratët: Mos votoni me urrejtje, por…





Analisti Shpend Gashi në studion e lajmeve në Panorama TV ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Shkodrës, ku fitues u shpall Benet Beci i Partisë Socialiste.

Shkodra si bastion historik i së djathtës ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve. Gashi i pyetur se çfarë do të ndodhë me demorkatët e këtij qyteti, tha shkurt “do fillojë t’u pëlqejë ngjyra mavi”.

Sipas tij, formula për të ndryshuar është kjo: “Dil sa më shumë në zgjedhje dhe voto kundër, mos voto me urrejtje. Berishës nuk i prishet jeta. Ti kur voton PD nuk voton Berishën. Berisha nuk do jetojë sa shqiponja 200 vjet. Meta nuk do vijë në PD, sepse është jashtë konturit politik. Meta është i majtë dhe nuk e ka mohuar”.

Shpend Gashi: Kam bërë një deklaratë që Shkodra edhe zoti të vijë nuk kthehet. Tani unë këtë rezultat do ta mbyll me Nicen, me shprehen lapidare, ‘zoti vdiq’.

Benet Becit i ectë mbarë, zoti i madh është iluminuar sa ti sjelle qytetarëve të Shkodrës atë që kërkojnë, të mos jetë ndarës por përbashkues.

Pyetje: Çfarë do ndodhe me demokratët e Shkodrës?

Shpend Gashi: Do të fillojë ti pëlqejë ngjyra mavi, sepse oreksi vjen duke ngrëne.

Unë nuk lodhem duke u thënë njerëzve se ka një formule elektorale. Unë jam mësuar nga Bled Ceka, që janë disa formula kapriçoze. Ndodh diçka që faktorizohet partia që është në pushtet.

“”