Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar dëshminë e parë që ka dhënë Nuredin Dumani përballë oficerëve të policisë.

Gjatë intervistës në emisionin Opinion, Lala u shpreh se Dumai është rrëfyer pa rezerva ndërsa në dëshminë e tij ka nënvizuar faktin që duhet të hapet një burg i ri me emrat që do të implikohen në botën e krimit.

Klodiana Lala: Në përballjen e tij të parë me dy oficerët e policisë, Nuredin Dumani ka thënë, unë do të flas, por ju do të hapni një burg të ri. kështu ka thënë.

Blendi Fevziu: Pse ka rrëfyer shumë ë?

Klodiana Lala: Ka folur shumë, dhe ka thënë do hapni burg të ri, këto kanë qenë fjalët e tij.

Blendi Fevziu: Po i kapën domethënë se deri më tani s’kemi parë të kenë kapur gjë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re