Deputeti i PS, Tonin Gogu i cili njëherësh ka edhe funksionin e nënkryetarit të Komisionit për Hetimin e shkeljeve të bëra në 25 Prill ka qenë i ftuar në Fax News për të folur lidhur me situatën politike në vend.

Sa i përket veprimtarisë së komisionit, Gogu u shpreh se do të kishte hetime sa i përket rrjedhjes së informacionit, punësimeve në adminsitratë por theksoi se do të hetohej edhe roli që kishte pasur struktura e ngritur nga PD për “ruajtjen e votes” gjatë 25 Prillit.

Ndërsa u pyet për situatën në PD, Gogu u shpreh se nuk mund të fliste për këtë situatë por shtoi se cdo lloj procesi për demorkatizimin e mëtejshëm të vendit ishte i mirëpritur. Sipas tij, PS nuk kishte frikë nga asnjë individ që mund të ishte në krye të PD, pasi llogaridhënia e mazhorancës ishte ndaj qytetarëve të vendit.

Fjala e Tonin Gogut:

Ka një tendencë për ta nxjerrë komisionin nga shinat e ligjshmërisë. Afati që ne kemi është 3 mujor. Ai komision ka filluar punën e vetë në mos gaboj në datën tetor kështu që deri në 14 janar ka afat por nëse nuk do arrijmë dot të hetojmë patjetër që ka instrumenta për zgjatjen e mandatit të Komisionit. Por unë kam bindjen se shumë shpejt do të fillojmë pasi informacioni ka mbërritur.

Nesër kemi një mbledhje dhe në rendin e ditës kemi edhe miratimi i planit të hetimit për të filluar menjëherë hetimet për pretendimet të cilat janë objekt I këtij komisioni, sic është rrjedhja e informacionit, sic është veprimtaria e adminsitratës shtetërore me një sërë shinash të saj qoftë në pjesën e punësimeve qoftë në pjesën e shërbimeve në rindërtimin e zonave nga tërmetit. Ne kemi edhe një pretendim tonin sepse duam të shikojmë cili është roli që ka ruajtur struktura që PD ngriti për “ruajtjen e votës”. Është shumë e rëndësishme për komisionin tonë që ata të ndihmojnë me të gjitha gjetjet e tyre sepse duam të shohim si është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve.

Përplasja brenda PD, dy data për Kuvendin Kombëtar, veprimi i Shehajt për verifikimin e firmave të delegatëve.

Do të të zhgënjej Denisa, unë nuk kam koment për atë situatë që po ndodh aty, kam ardhur në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk kam asnjë lloj komenti për zhvillimet në PD. Ajo që unë besoj është që përpjekja e cdo pjese të shoqërisë shqiptare për të demokratizuar veten, është një përpjekje që ja vlen të përshëndetet.

Nga kush ka frikë PS nga Basha apo Berisha?

PS ka një marrëdhënie me qytetarët dhe për ne ata janë llogari kërkuesit më të mëdhenj dhe janë 3 palë zgjedhje që ne e kemi llogarinë me qytetarin shqiptar. Cdo alternativë që vjen përballë nesh është e mirëpritur por kemi treguar se ne jemi alternativa që qytetari shqiptar zgjedh. Nuk ka rëndësi se kush udhëheq kundërshtarët politikë. Gara jonë është me të djeshmen me 4 vite më parë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re