Skip to content

“Do i ha veshin Edi Ramës”, Kryemadhi sqaron deklaratën e fortë për kryeministrin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Byro Politike”, ka komentuar deklaratën që ka bërë ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar ndaj kryeministrit Edi Rama.

E ulur në një shesh, Kryemadhi tha se për prishjen e godinës “do t’i hante veshin”. E pyetur për deklaratën e saj, Kryemadhi tha se diçka e tillë nuk do të ndodhte pasi ajo nuk ishte Mike Tyson.

“Nuk jam Mike Tyson. Kështu që do të kisha dëshirë të isha Tyson por nuk jam dot,”-tha Kryemadhi.

Në vitin 1997, në ndeshjen mes Mike Tyson dhe Evander Holyfield- Tyson kafshoi në vesh kundërshtarin duke u dënuar për veprimin e tij.