Edi Rama:

Kemi ardhur me idenë për sqarimin e pagave por natyrisht duke pasur parasysh se janë gjithë ato familje që kalojnë një moment aspak të lehtë. Faktikisht kemi ndarë kohën në sensin se cfarë janë cështje që lidhen me marrëdhënie private, janë cështje që nuk i takojnë qeverisë, por çështja e këtyre njerëzve sot është një çështje që na takon ne, që ta adresojmë së bashku me ta, me mirëkuptimin e tyre, pasi rruga e thjeshtë ligjore do të ishte që të drejtoheshin në zyrat e punës për të marrë asistencën.

Bëhet fjalë për një grup njerëzish që kanë një eksperiencë dhe një formim professional. Faktikisht rafineria është e fikur por nuk flasim për pagën. Nuk merremi me paga të prapambetura, nuk është cështja jonë, por cështje që ka të bëjë me marrëdhënien e tyre me kompaninë. Qeveria në një sistem si ky që kemi zgjedhur para 30 vjetësh nuk merr përsipër të zgjidhë cështjet e kompanisë. Bëhet fjalë për një kompani që nuk mund të ishte ndryshe për kohën kriminale që u krye nga qeveria e mëparshme.

Nuk mund ta di se kur nis për aq kohë sa nuk kemi një investitor që është gati për të rinisur në këtë moment në këtë sektor. Natyrisht që tregova se kemi bërë përpjekje, por jemi në një pozicion specifik se ne bëjmë ndërmjetësin duke kontaktuar jashtë vendit që nga Presidentë, si a ii Azerbajxhanit por jo vetëm ai për ti kërkuar mbështetje të kompanive të tyre, por në këto kushte sot, në këtë kohë janë të painteresuara. Nëse ka një kompani që është gati të hyjë në këtë punë duhet të merret vesh në bankat.

Është e drejta e tyre por në kushte grevash nuk negocioj. Ne marrim përsipër të paguajmë që ata të rrinë në shtëpi në kuptimin që të bëjnë dhe punë të tjera. Por nuk janë një grup i zakonshëm punëtorësh dhe ne nuk duam ti humbasim. Ne do vendosim në dispozicion një mbështetje financiare të arsyeshme. Biseda sot ishte për të marrë vesh për parimin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re