Alketa vazhdon të prodhojë lajm.

Rasti i Xhejsonit ka qenë kryefjala e mediave ditët e fundit ndërsa Alketa Vejsiu ka deklaruar publikisht se një pjesë të rrogës së saj do ja dhurojë vogëlushit.

Ndërkohë për Xhejsonin po dhurohen para nga donatorë të ndryshëm për t’i realizuar atij ëndrrën, një shtëpi në Tiranë.

Ditën e sotme Alketa ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me shumë stil, mirëpo menjëherë një komentuese i ka kujtuar se me paratë që harxhon për veshje firmë, mund të kishte mobiluar dhomën e Xhejsonit.

Alketa nuk ja ka kursyer përgjigjen komentueses duke i treguar se ajo punon për t’i siguruar vetes këto të mira dhe sa për Xhejsonin ëndrra e tij do realizohet dhe kjo do vërtetohet në finale.

“Shpenzoj aq sa prodhoj. Kur endrra ime dhe e Xhejsonit do mberrihet ne finale do shoh se ç’do keni per te me thene. Une jam ne biznes dhe vesh cfare te dua dhe cfare mundem. Nuk jam parazit qe rri gjithe diten para telefonit duke jeten e te tjereve duke menduar si te prodhoje te mira e privilegjet e luksit pa punuar. Une punoj dhe per sa kohe e bej kete nuk ndihem pergjegjese per mje.rimin mendor dhe shpirteror te askujt ne kete vend”, shkruan Alketa në koment.

Komentuesja më pas e ka fshirë komentin e bashkë me të edhe replika e Alketës.

Kështu që me anë të një komenti moderatorja ka treguar se do i sqarojë të gjitha finalen e programit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re