Një ngjarja e rëndë është parandaluar  nga policia e Tiranës, duke vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili shantazhonte një vajzë të mitur 15-vjeçare me publikimin e fotove dhe videove intime në rrjetet sociale.

Në njoftimin zyrtar, policia e kryeqytetit sqaron se kallëzimi është bërë nga vetë e mitura, sipas të cilës 27-vjeçari, Benard Çullhaj i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ndërkohë policia ka publikuar edhe një pjesë nga shkëmbimi i mesazheve, ku i ai kërkonte që vajza ti dërgonte foto, ndërsa e mitura i përgjigjet “do iki të vras veten”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se  i riu me iniciale B.Ç, të njëjtën gjë ka bërë edhe me dy vajza të tjera,  15 dhe 16 vjeçare.

Pak ditë më parë në Kamëz një 27-vjeçare i dha fund jetes duke u hedhur nga ballkoni i shtepise ku jetonte, pasi Altin Çoku i kishte publikuar foto intime dhe kishte hapur profile false ne emer te saj.

Njoftimi i Policise:

Parandalohet në kohë rekord, nga Krimi Kibernetik në DVP Tiranë, një ngjarje e rëndë kriminale, e ngacmimit seksual në rrjete sociale, të një të miture 15 vjeçe që mund të sillte pasoja të rënda.

Vihet në pranga një shtetas. Zbulohen 2 ngjarje të vjetra.

Sekuestrohen qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjrte të tjera sociale, të cilat do ti në nështrohen një analize të thellë hetimore.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i ka hapur profile false, një 15 vjeçareje, në rrjete sociale, e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Duke marrë në kosideratë, që këto raste sjellin pasoja të rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do të konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre, që do të ndjejnë pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave tona në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re