Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se do të ishte e gati të “10-fishoja pensionet e nënave tona”, por theksoi se Shqipëria ka mundësi modeste.

Ajo deklaroi në Kuvend se lufta ndaj korruposionit ka filluar dhe kjo do të japë frytet në në ekonomi.

“Do isha gati të 10-fishoja pensionet e nënave tona, është e njëjta dëshirë për ne. Por a është e mundur?

Shqipëria ka mundësi modeste, edhe pse për 10 vite jemi shumë larg asaj që ishim, lufta jonë e shpallur ndaj korrupsionit ka filluar. Sot dhe nesër do japë frytë në ekonomi. Kur i kishit në dorë e dini se ç’bëtë”, tha ministrja Spiropali.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re