Një poezi nga mësuesja e Emanuelës. 1 mijë njerëz që marshuan për të dhe lotët e prindërve, Agronit e Esmeraldës.

Sot u përcoll për në banesën e fundit Emanuela 11 vjeçe, vogëlushja shqiptare e cila pak ditë më parë u godit nga një makinë, fare pranë banesës. 11 vjeçarja kishte dalë me biçikletë në momentin kur e goditi  një furgon, i drejtuar nga një 36 vjeçar.

Vogëlushja qëndroi për disa ditë në spital, por mjekët nuk mundën dot t’i shpëtojnë jetën.

I gjithë komuniteti i qytetit të Campodarsego-s u trondit nga humbja e parakohshme e 11 vjeçares. Sot media e shtetit fqinj ka publikuar lajmin për përcjelljen e saj në banesën e fundit. Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë për Emanuelën.

Shumë dhimbje, shumë lutje e shumë zemra të prekura për një vajzë që u shua në moshë kaq të vogël.

Njerëzit madje u lutën edhe për 36 vjeçarin që goditi vogëlushen, me shpresën se shpirti i tij do të mund të gjejë qetësi dhe forcë për t’u përballur me tronditjen e madhe

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re