Avokati, Redon Meksi ka qenë i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit’, moderuar nga Aulon Kalaja në Fax Neës ku ka folur lidhur me dështimin e raundeve për zgjedhjen e presidentit të ri.

Meksi i konsideroi si një farsë të gjithë takimet e mazhorancës me një pjesë të opozitës, duke shtuar se procesi për zgjedhjen e presidentit ishte “inekzistent”.

Mes të tjerash, avokati kritikoi edhe opozitën për mungesën e një emri konkret si propozim ndërsa tha se presidenti do të ishte një “miniaturë” e Ramës.

“Nuk ka debat për presdentin në parlament. Nga ana tjetër kemi një opozitëqë nuk çoi një emër dhe ia la mundësinë Ramës të bëjë atë që di të bëjë më mirë që është të gllabërojë çdo pushtet. Sot kemi një president që ka vetëm fjalën dhe këtë Rama do ia heqë.

Kemi proces inekzistent, me opozitën që nuk bëri një lojë të fortë politike, nuk çoi asnjë emër dhe të tre raundet u dogjën kotë. Pastaj për pjesën e presidentit, nuk do ketë ndonjë surprizë, do jetë “Edi Rama i vogël”, u tha Meksi ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re